Rektori
- Prof.dr. Andrea Maliqari
- Rektori i UPT
- Email: andrea.maliqari@upt.al
Fjala e Rektorit Prof.dr. Andrea Maliqari
Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jesh dhe të ndihesh pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, universitetit te vetëm publik politeknik, me përvojën dhe eksperiencën më të gjatë rreth 65 vjeçare në vendin tonë, me nje vizion te qarte dhe ambicioz për të ofruar standarde lider në edukimin e inxhiniereve të rinj në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës, me programe te akredituara si brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet shfrytëzimit të kapaciteteve dhe përvojës së tij shumëvjeçare, për të orientuar studentët në fitimin e njohurive dhe të aftësive të nevojshme për një karrierë kreative dhe të suksesshme. Veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës mbajnë sot vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor të inxhiniereve dhe te arkitektëve të përgatitur dhe të formuar pranë auditorëve të Universitetit Politeknik te Tiranës. Ato janë vërtetimi dhe shprehja më e qartë e suksesit të realizimit të misionit që ka ky universitet për të ofruar një edukim ndërdisiplinor në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës për komunitetin e studentëve të të gjitha trevave shqiptare, për të edukuar dhe mësuar inxhinieret dhe arkitektët e ardhshëm si profesionistë novatorë, krijues, të ndjeshëm ndaj kulturës dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit me aftësi të larta mendimi dhe me njohuri bashkëkohore të teknologjive, që të mund të ndajnë dhe të aplikojnë njohuritë ndërmjet tyre dhe me disiplina të tjera, si dhe të jenë të hapur ndaj mundësive të reja të bashkëpunimit në procesin e mësimit dhe të praktikës profesionale. Universiteti Politeknik i Tiranës me programet që ofron në te tre nivelet e studimit, Bachelor, Master i Shkencave, Master i Integruar i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoraturë, është sot ndër më të kërkuarit nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës për inxhiniere dhe arkitektë, por edhe për kualitetin e programeve që ofron, ku gërshetohen më së miri përvoja dhe eksperienca mësimore dhe shkencore e këtij universiteti që nga themelimi i tij, me eksperiencën dhe përvojën e përparuar evropiane dhe më gjerë, të shprehura në implementimin e plotë të Sistemit te Bolonjës në të gjitha programet e studimit që mbulon ky universitet. Bashkëpunimi në planin mësimor dhe shkencor me universitetet homologe në Evropë dhe më gjerë ka qenë dhe mbetet nga prioritetet me të rëndësishme të Universitetit Politeknik te Tiranës, në partneritet të plotë me to. Kanë qenë dhe janë mjaft të frytshme partneritetet me Universitetet evropiane në Itali, France, Gjermani, Norvegji, Austri, partneriteti ne unionin e universiteteve te kryeqyteteve evropiane, UNICA, bashkëpunimi me universitetet e rajonit te Ballkanit, ne Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovine, Slloveni, Kroaci, si dhe universitetet shqipfolëse ne Kosove dhe Maqedoni, partneriteti ne unionin e Universiteteve te rajonit te Detit te Zi, BSUN etj., te cilat përmes projekteve të ndryshme të bashkëpunimit TEMPUS, ERASMUS+, rajonale dhe dypalëshe, kanë dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin dhe përsosjen e kurrikulave të shkollës, specializimin dhe kualifikimin shkencor të stafit akademik. Universiteti Politeknik i Tiranës i ka dhënë këtij vendi një histori suksesi dhe në asnjë çast nuk do të reshtë së përqafuari trendet e reja të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në betejën për dijen dhe inovacionin. Duke zgjedhur për të studiuar në Universitetin Politeknik te Tiranës, duke bashkëpunuar dhe ne partneritet të plotë me te, jo vetëm keni bërë zgjedhjen më të mirë, por ju siguroj se do të ndiheni pjesë e rëndësishme e zhvillimit më të mirë cilësor, kreativ dhe inovator të të gjithë aktivitetit mësimor, akademik dhe kërkimor-shkencor me parametra bashkëkohore.